TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 09:48

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje familjes: Isha i tronditur!

Shkruar nga Pamfleti

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje familjes: Isha i

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Masa e sigurisë arrest me burg u konfirmua edhe për xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, si edhe rojën e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj. Seanca u mbajt në Dhomën Penale të Gjykatës me dyer të mbyllura.

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, deklaroi në seancë se i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes psikike nga kalvari i gjatë i gjyqeve. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën”, është shprehur Shkambi.

Elvis Shkambi përballet me tre akuza të rënda, “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Sipas Prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja.

Lini një Përgjigje