TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2025, 10:04

Vrasja në Shkodër, Softa: Vetëgjyqësia, fenomen shqetësues

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shkodër, Softa: Vetëgjyqësia, fenomen

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se në ngjarjen në Shkodër ku mbeti i vrarë një person por edhe në ngjarje të tjera ka pasur vetëgjyqësi.

Softa tha se vetëgjyqësia ëshë një fenomen shqetësues në shoqëri dhe kjo sipas tij vjen si shkak i mosbesimit ndaj insitucioneve ligjzbatuese.

"Ngjarje të tila mbartin atë që themi shkalllën e lartë të konfikteve që ka dhe mbart brenda shoqëria por njëkohësisht edhe aktivitete të ndryshme kriminale ku herë pas herë përplasjet mes grupeve kriminale, apo hakmarrja dhe dhuna në familje pra të gjitha këto përbëjnë atë që themi niveli i kriminalitetit dhe shqetësim për sigurinë publike.

Jo vetëm kjo ngjarje por edhe ngjarje të tjera kanë pasur vetëgjyqësinë. Ose kanë përdorur dhunën për hakmarrje siç kanë qenë edhe rastet e fundit ku janë përdorur sende të forta për hakmarrje për shkak të konflikteve të vjetra që kanë pasur.

Kjo mesa duket ose është kthyer si fenomen shqetësues në shoqëri. Ose për shkak të mosbesimit ndaj insitucioneve ligjzbatuese dhe mos reagimit të shpejtë të tyre lidhur me kapjen e autorëve", tha Softa në Ora News.

Lini një Përgjigje