TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2024, 14:20

Vrasja e Martin Canit, Policia e Shtetit hedh poshtë dëshminë e babait të Luisit dhe sulmon mediat: S'ka autor të dytë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Martin Canit, Policia e Shtetit hedh poshtë dëshminë e
Babai i Luis Meçes

Babai i Luis Meçes, i cili u plagos gjatë konfliktit, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani deklaroi se ka qenë i përfshirë dhe një tjetër autorë në këtë ngjarje tragjike.

Lidhur me këtë ka reaguar Policia e Shtetit, e cila në vend që të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi vendin, merret me mediat.

Sipas policisë po bëhet fushatë mediatike dizinformimi dhe nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

'Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.', njofton policia.

Meçe, ka deklaruar publikisht se ngjarja nuk ka vetëm një autor krimi siç është i arrestuari, Mario Përlleshaj, por ka dhe bashkëpuntor.

Sipas tij, bashkëpuntori i Përlleshaj është 14-vjeçari tjetër Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i ngushtë i autorit tjetër, i cili ditën e ngjarjes ka pasur një thikë më të shkurtër dhe ka qëlluar në shpinë Martin Canin si dhe djalin e tij, L.Meçe.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël thikën dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit.

Gjithashtu tregon se djali i ka rrëfyer se Martinin më herët e ka goditur një person tjetër më i madh në moshë.

“Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë.”

Këtë fakt Fiqiri Meçe, e ka treguar dhe në polici kur është pyetur për herën e parë.

Lini një Përgjigje