TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2024, 12:24

Temperatura deri 20 gradë, meteorologia zbulon surprizat e motit për javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri 20 gradë, meteorologia zbulon surprizat e motit për
Meteorologia Lajda Porja

Meteorologia Lajda Porja ka thënë për “Shqipëria Sot” se javën e ardhshme do të kemi rritje të temperaturave deri 20 gradë. Ajo ka theksuar se ditën e hënë do të kemi që në mëngjes një rritje të temperaturave.

Sipas Porjas, ditët e fundit të muajit dhjetor do të jenë stabël dhe do të karakterizohen nga një mot i qendrueshëm.

“Lajmi është se do të kemi rritje të temperaturave. Ditët e fundit të dhjetorit do të jenë më stabël. Ditën e nesërme do të kemi rritje të temperaturave në mëngjes me 3 gradë. Zonat malore do të mbeten nga -1, në -2.

Temperaturat e larta do të kthehen në javën e fundit të dhjetorit. Java e fundit me mot të qendrueshëm dhe kthjellime.

Theksojmë që ky në nëntor ka rezultuar më i ngrohtë me gjithë copëzat e tij”, tha ndër të tjera Porja.

meteorologia lajda porja

Lini një Përgjigje