
Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, tha se Ilir Beqja akuzohet për vepra të rënda penale për të cilat mund të dënohet nga 4 deri ne 15 vjet.
I ftuar në emsionin “Review” në “Euronews Albania”, Sefa u shpreh se ish-Ministri i Shëndetësisë akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve, mashtrim dhe fshehje pasurie.
Ai shtoi se Beqja ishte ne përgjim që në 6 shtator 2023 dhe në eventin e fundit ku kanë vjedhur fonde ka qenë në 14 shtator, ku kanë qenë në përgjim.
“Korrupsion aktiv i funksionarëve të rëndë është 4 deri në 12 vjet dënim, mashtrime me pasoja të rënda është deri në 15 vjet në mos gaboj dhe këto janë vepra shumë të rënda penale. Mendoj që prokuroria ka hetuar shpejt, siç duket dhe nga vendimi gjykatës është një procedim i regjistruar në 6 shtator të 2023 dhe po të shikoni dhe nga përshkrimi akuza e fundit, apo eventi i fundit që kanë kryer si grup e kanë bërë në 14 shtator kur kanë qenë proceduar dhe kanë qenë përgjim. Kemi një dosje që prokuroria ka ecur shumë shpejt”, tha ai.
Lini një Përgjigje