TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2023, 07:45

Vizita në Londër, Bushati “shpërthen” ndaj Ramës: Njerëzit po arratisen nga republika jote e ëndrrave

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Londër, Bushati “shpërthen” ndaj

Gazetari Andi Bushati tha se ikjet masive në Shqipëri kanë nisur në 10-vjeçarin e fundit.

Sipas Bushatit, Rama nuk pranon se njerëzit marrin arratinë nga republika e ëndrrave që ka ngritur vetë ai, por thotë se këta që kanë ikur nga kjo republikë ëndrrash, nuk duhet trajtuar në mënyrë raciste, referuar këtu takimit të fundit që pati Rama me Sunak në Londër.

“Në 10-vjeçarin e fundit, Shqipëria u bë vendi i kërkimit të azilantëve, jo të emigrantëve që ia kaloi Sirisë dhe Afganistanit që janë në luftë dhe padyshim që po t’i futemi analizës njerëzit ikin dhe pse s’ka një opozitë që jep shpresë dhe pse nuk shohin një të nesërme në këtë vend, pra nuk mund të përmblidhet te një njeri i vetëm, ama fakti është se ikjet masive përkojnë me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ky është fakt.”, u shpreh Bushati.

Ndërkohë edhe qeveria britanike ka reaguar mbi takimin e kryeministrit Edi Rama me Rishi Sunak. Ajo që bie në sy është se autoritetet shqiptare duket se do të dorëzohen te ato britanike. Përtej retorikës së Ramës se mbron emigrantët shqiptarë, në fakt vizita e tij në Londër ka vulosur paktin me Londrën për t’i dëbuar të gjithë.

Ajo që bie në sy është se në deklaratë përmenden shumë herë bandat shqiptare, trafikantët, kriminelët, etj. Ndërkohë po ashtu qeveria britanike do të sjellë ekspertë në Tiranë të shohë kapacitet e burgjeve për të ekstraduar të dënuarit. Po ashtu vihet re se emigrantët nuk kanë fituar asgjë. Nuk përmendet askund që Rama të ketë kërkuar leje-qëndrime apo diçka më shumë për trajtimin e tyre.

bushati rama londër

Lini një Përgjigje