TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2023, 07:15

Analisti: Takimi Rama – Sunak i sforcuar, kryeministri i pafuqishëm për të bërë diçka për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Takimi Rama – Sunak i sforcuar, kryeministri i pafuqishëm
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik, Rishi Sunak, 23 Mars 2023 Londër/ Getty Images

Kryeministri Edi Rama, nëse do të kishte mundësi, do ta anulonte takimin e sotëm në Londër me Rishi Sunak, do ta kishte bërë sipas analistit Ervis Iljazaj.

Duke analizuar takimin e Ramës me kryeministrin anglez Rishi Sunak, Iljazaj shprehet se ishte një takim i sforcuar.

“Unë mendoj që Rama nëse do të ishte e mundur ta shmangte këtë vizitë, do ta shmangte. Atij i është kërkuar të shkojë, dhe nga retorika dhe metaforat e përdorura kështu e shoh. Kam përshtypjen që është një retorikë e përdorur për të mbuluar retorikën e vërtetë të kësaj vizite.

Unë e shoh si të shtrënguar vizitën e Ramës në Britaninë e Madhe. Ka një problem shumë të madh. Ka një gjuhë dhe ka një kërkesë nga Britania e Madhe për të gjitha trafiqet e qenieve njerëzore që po ndodh rreth saj dhe kjo është një kosto politike.

Imagjinoni që një kryeministër, vizitën e parë në Britaninë e Madhe, nuk e bën për një gjë pozitive, por e bën për emigracionin. E bën për të folur për trafiqet e qenieve njerëzore dhe kriminalitetin që ajo sjell pas. Përshtypja dhe ndjesia e parë që më dha ky takim është si një vizitë e shtrënguar”., tha analisti.

Sipas Iljazajt, Rama nuk mund të bëjë asnjë veprim konkret për shqiptarët që jetojnë në Angli.

“Çfarë mund të bëjë Rama konkretisht për shqiptarët atje, besoj se nuk ka ndonjë gjë në dorë. Ose të paktën të kërkojë që të zbatohet Konventa Ndërkombëtare për emigracionin, për emigrantët dhe për azilkërkuesit. Ka disa kushte si trajtohen emigrantët, sa mbahen, trajtimi e me radhë.

Fakti që Britania e Madhe do të bëjë një marrëveshje dypalëshe, do të thotë që këto konventa ndërkombëtare ndoshta mund të anashkalohen”., shtoi analisti.

 

rama sunak londër

Lini një Përgjigje