
Eksperti Ervin Karamuço duke diskutuar rreth çështjes së emigrantëve që vërshojnë drejtë Britanisë, tha se kjo vjen si rezultat dëmit social që është bërë në shumë aspekte vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço u shpreh se britanikët janë fiksuar me shqiptarët dhe se shifrat nuk janë aq alarmante sa i bëjnë mediat dhe institucionet britanike për kriminalitetin.
“Situata përfundon me masa sigurie që përfshin Ministrinë e Brendshme shqiptare dhe atë britanike, por këto janë menaxhim dëmesh. Që do të thotë një dëm social në shumë aspekte kërkon valvul presioni për të shkarkuar. Këtu janë qytetarët tanë që zgjedhin të largohen. Ndër vite ka pasur një problematikë të shtuar, ku tani janë fiksuar me shqiptarët. Nuk janë këto shifra alarmante saç i bëjnë mediat dhe institutcionet aty në lidhje me kriminalitetin shqiptar në britaninë e madhe. Kërkohet një vëmendje e shtuar nuk e di për çfarë, ne menduam që e kishin për fushatën elektorale në të kohë”, tha ai.
Lini një Përgjigje