
Ish-diplomati Agim Nesho tha se kreu i CIA-s është një njeri i shquar dhe që përfaqëson DASH-in. Ai shton se William Burns është një njeri që e njeh shumë mirë Rusinë.
Sipas Neshos kjo tregon se rajoni po merr një vëmendje të shtuar, teksa shton se ndodhet në një moment kritik që është paralajmëruar më herët.
“Kreu i CIA-s është një njeri i shquar dhe që përfaqëson DASH-in dhe një njeri që e njeh shumë mirë Rusinë. Kjo tregon se ky rajon po merr një vëmendje të shtuar dhe se rajoni është në një moment kritik që është paralajmëruar më herët, pasi Rusia kërkon që të provokojë në Ballkan me vendet si Serbia, ku ka një infrastrukturës të gjerë.
Vizita e kreut të CIA-s në rajonin tonë është në një moment kur Ukraina po ndërmerr një sulm ndaj Rusisë dhe kjo e fundit është në një dilemë për tu mbrojtur. Serbia nga ana tjetër kërkon të blejë kohë dhe të destabilizojë Kosovë, plane që janë të njohura tashmë në rajon”, tha ish-diplomati për “Ora News”.
Lini një Përgjigje