TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2024, 19:47

Shqipëria nisi prodhimin e armëve, Spahiu: Pas shkatërrimit të depove në '97, mbetëm shteti më i dobët ushtarakisht në Europë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria nisi prodhimin e armëve, Spahiu: Pas shkatërrimit

Juristi Kreshnik Spahiu tha se pas shkatërrimit të depove të armëve në 1997, mbetëm shteti më i dobët ushtarakisht në Evropë.

Spahiu u shpreh se është një lajm i mirë që Shqipëria po prodhon armë pasi forcimi ushtarakisht i Shqipërisë i rrit peshën gjeopolitike të Shqipërisë në Rajon.

“Prodhimi i armëve i hapet një ditë jeshile. Pas ‘97 me shkatërrimin e gjithë depove të armëve Shqipëria u shndërrua në shtetin më të dobët ushtarakisht në Europë. Është lajm i mirë për Shqipërinë për shkak se forcimi ushtarakisht i Shqipërisë i rrit peshën gjeopolitike të Shqipërisë në Rajon. Të gjithë duan të kenë një shtet të fuqishëm ushtarakisht”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje