
Teksa ka nisur seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, dhjetëra mbështetës të tij janë mbledhur para godinës në solidaritet me kryetarin e bashkisë Tiranë.
Simpatizantët e kryebashkiakut Veliaj qëndrojnë para godinës së GJKKO, në pritje të vendimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa.
Mbështetësit do të protestojnë për arrestimin e Veliajt. Kujtojmë se kreu i bashkisë së Tiranës u arrestua ditën e hënë me urdhër të SPAK.
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash. Seanca u shty për në orën 13:30, pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen.
Lini një Përgjigje