Revolta e punëtorëve të ‘Birra- Tirana’, nis një fazë të re. Pasi kanë protestuar tek zyrat kryesore të Irfan Hysenbelliut ditë më parë, sot punëtorët, kanë zhvendosur protestën në ndërtesën e fabrikës. Ku ka spikatur një numër më i madh grash, që janë vendosur në portën kryesore dhe kanë varur disa parrulla, ku kërkojnë të drejtat e tyre.
Luan Bregasi dhe drejtori fabrikës nuk i kanë lejuar që të hyjnë e të takojnë përfaqësuesit, siç i takon çdo organizate sindikale.
Punëtorët kërkojnë pagat që nuk i janë dhënë prej një viti, ndërkohë që sipas ligjit është i detyruar të paguajë punëtorët.
Një vit më parë, kur tatimet dhe doganat i vendosën një gjobë të madhe kompanisë ‘Birra Tirana’, Bregasi e Hysenbelliu, mbushën mediat e tyre, duke u mbrojtur se po pengohej prodhimi vendas i birrës.
Ndërkohë janë pikërisht këta sipërmarrës që e kanë sjellë prodhimin vendas në këtë derexhe, që të mos pëlqehet fare në treg. Kjo, pasi nuk respektohet asnjë hap normal i rregullave të vjetra të markës më të famshme të birrës në Shqipëri, por edhe ato që përcakton siguria ushqimore.
Ndërkohë, materialet që prodhojnë malton janë të një cilësie mjaft të ulët, dhe për të gazifikuar birrën është përdorur gazi industrial, ndërkohë që gjithë jetën është përdorur gazi që përfitohet nga fermentimi i lëndës së parë që mund të jetë elb apo ndonjë drithë tjetër që fermentohet për të prodhuar birrën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje