
Ditën e sotme në Tiranë, do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.
Në kuadër të kësaj ngjarje me rëndësi për Shqipërinë, grupe kërcimtarësh me motive nga Ballkani janë bërë gati për të performuar.
Të rinjtë janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me kostume me motive popullore, karakteristike të secilit vend të Ballkanit.
Kjo performancë do të prezantojë Europën me një pjesë tradicionale të rajonit të Ballkanit e cila përfaqëson denjësisht kulturën e traditën.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë pasditen e sotme. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.
Lini një Përgjigje