TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2024, 10:26

Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Njerëzit e Ramës kanë shënjestruar pronat e Himarës

Shkruar nga Pamfleti

Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Njerëzit e

Vëllai i Fredi Belerit, Leonard Beleri ka folur lidhur me zemërimin që shfaqën banorët e Himarës ndaj Vangjel Tavos në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e djeshme.

Në një intervistë për mediat greke, ai tha se njerëzit e Edi Ramës po shënjestrojnë pronat e Himarës. Ai u shpreh gjithashtu se Fredi Belerit i është hequr padrejtësisht e drejta e betimit. Sipas tij, me procedura dhe metoda të ndryshme vazhdojnë të kenë kontrollin e bashkisë.

“Fredit i është hequr e drejta e betimit në mënyrë të paligjshme dhe me procedura dhe metoda të ndryshme vazhdojnë të kenë kontrollin e bashkisë. Fatkeqësisht po flasim për një regjim autoritar. Ne vazhdojmë luftën tonë, megjithatë e shohim çdo ditë që kalon se bëhet një shkelje e qartë nga regjimi shqiptar.

“Ne durojmë dhe jemi të detyruar të durojmë. Kemi duruar edhe më shumë regjime barbare. Nëse e shihni fuqinë e popullit të Himarës, vëllai im detyrohet të durojë së pari derisa të vijë drejtësia përfundimtare për popullin e Himarës. Dhe ata prej nesh, të cilët janë në krah të tij, vazhdojnë luftën. Çështja lidhet drejtpërdrejt me pronat”, tha Beleri.

Lini një Përgjigje