TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2023, 18:17

Vdekja tragjike e 3-vjeçarit, qytetarët mblidhen për homazhe para klinikës private: Bluzat e bardha të shpëtojnë jetë, jo të marrin!

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja tragjike e 3-vjeçarit, qytetarët mblidhen për homazhe

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë nisur një marshim ditën e sotme në solidarizim me rastin e rëndë ku një 3-vjeçar humbi jetën pas trajtimit në një klinikë dentare në kryeqytet.

Qytetarët kanë shoqëruar marshimin e tyre me pankarta ku shkruhen mesazhe të ndryshme, mes të cilave edhe: Bluzat e bardha duhet të shpëtojnë jetë, jo të marrin. Pas marshimit qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në nder të të miturit.

Kujtojmë se 3-vjeçari pak ditë më parë ju nënshtrua një ndëhyrje kirurgjikale në gojë, në klinikën private të Roland Xhaxhos dhe gjatë operacionit që zgjati mbi 4 orë, dyshohet se ka pasur komplikacione. Pavarësisht se anestezisti Roland Xhaxho pretendon se e ka nxejrrë shlndosh e mirë 3-vjeçarin nga sala e operacionit, familjarët e akuzojnë atë për vrasje nga pakujdesia. 

vdekja 3-vjeçarit

Lini një Përgjigje