
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar për vdekjen e minatorit sot në minierën e Martaneshit.
KSSH shprehet se minierat janë si galeri vdekjesh dhe shteti amniston shkelësit, teksa shton se kjo është një kambanë alarmi, ku prej vitesh statusi i minatorit nuk është në asnjë tryezë diskutimi.
“Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit!
Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.
Tragjedia me një viktimë në minierën e Martaneshit, Tabaku: Kambanë alarmi, prej vitesh statusi i minatorit nuk është në asnjë tryezë diskutimi.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala.
Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.
KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave”, shkruan KSSH.
Lini një Përgjigje