TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 17:54

Vangjush Dako kërkon pushimin e çështjes, seanca e radhës më 2 shkurt

Shkruar nga Pamfleti

Vangjush Dako kërkon pushimin e çështjes, seanca e radhës

Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako do të vijojë më 2 shkurt në orën 9:00. Seanca e sotme nisi prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme dhe përfundoi në orën 17:00.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar përmes avokatit pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.

I pranishëm në seancë, Dako deklaroi se leja për pallatin ishte vendim kolegjial.

Ndërsa sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako tha në seancë se projekti ekziston dhe mund të verifikohet. Avokatët pretendojnë se nuk ka vepër penale.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve të SPAK rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle" sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

 

Lini një Përgjigje