TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 15:58

Gjendja alarmante nga fruthi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr vendimin për personat e lindur para vitit 2000

Shkruar nga Pamfleti

Gjendja alarmante nga fruthi në Shqipëri, Ministria e

Në një kohë kur çdo ditë po shtohen rastet e fruthit, Ministria e Shëndetësisë udhëzon rivaksinimin me dozën e dytë.

Të gjithë personat e lindur ndërmjet viteve ’80-’99 që nuk e dokumentojnë rivaksinimit ndaj fruthit, duhet të rivaksinohen me dozën e dytë.

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë është shpërndarë në qendrat shëndetësore.

Ndër të tjera udhëzimi orienton lidhur me identifikimin dhe izolimin e rasteve që identifikohen me fruth.

Gjithashtu bëhet thirrje për ndërgjegjësimin e vaksinimit kundër fruthit edhe tek fëmijët duke parë shtimin e rasteve.

Numri i fëmijëve të infektuar me fruth ka arritur në 17. Aktualisht fruthi është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës.

fruthi shqiperi vaksinim

Lini një Përgjigje