TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 15:34

Nën hetim për fshehje pasurie, Ilir Beqaj shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Nën hetim për fshehje pasurie, Ilir Beqaj shkon në SPAK
Ilir Beqa në SPAK

Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK si çdo të premte në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Në mesin e muajit nëntor të 2023, ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Ish-ministri në dëshminë e dhënë më herët ka deklaruar se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i lartë i shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor.

SPAK ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre të Beqajt, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.

ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje