TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 17:22

SPAK dhe BKH mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, kontrolle në zyrat dhe banesat e drejtorëve të Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
SPAK dhe BKH mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, kontrolle
Ilda Qazimllari

Gjashtë drejtorë në Bashkinë e Tiranës mund të përballen shumë shpejt me drejtësinë e SPAK.

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në banesat dhe zyrat e disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës mes të cilave edhe banesën e drejtoreshës së investimeve pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e kryeqytetin, Ilda Qazimllari.

Mësohet se kontrollet janë kryer ditën e djeshme ku janë marrë kompjutera, dokumente dhe materiale të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan edhe sot në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit ku ushtruan kontroll, duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme.

Oficerët e BKH-së kanë kërkuar dokumentacion dhe mbledhje e plotë e të dhënave në lidhje edhe me një kallëzim tjetër, atë të dosjes “5D”, kryer pak muaj më parë në SPAK nga ish-deputeti Belind Këlliçi.

Sipas burimeve zyrtare, rezulton se oficerët e BKH-së kanë marrë mjaft dokumente që konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin në lidhje me çështjen e tenderëve apo problematikat për të cilat akuzohen disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, përfshirë këtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të shtyjë për të shtunën shqyrtimin e ankimimit të bërë nga zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi  të cilën ndodhen në arrest shtëpie, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale. Të dyshuarit pretendojnë se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë e prishin provat, ndërsa nuk ekziston rreziku që ti shmangen hetimit të çështjes./ Pamfleti

ilda qazimllari. spak inceneratori i tiranës

Lini një Përgjigje