TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2026, 22:52

“Vajzat rreshtoheshin dhe trafikantët i blinin”, ish-prokurori zbulon bazat e para të prostitucionit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Vajzat rreshtoheshin dhe trafikantët i blinin”, ish-prokurori

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, ka zbardhur detaje lidhur me prostitucionin në Shqipëri. Ai ka treguar se si në vitet 2000, në zonat e Malësisë së Madhe, strehoheshin vajza në disa vila, dhe ato përzgjidheshin nga trafikantët që pasi i shikonin edhe i blinin.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ish-prokurori u shpreh se vendi ka qenë i papërgatitur për këtë situatë, shkak ngërçi në legjislacionin shqiptar.

“Në momentin që flasim, ushtrimi i prostitucionit dënohet me tre vite, kurse organizimi nga 7 deri në 15 vite. Në vitet 2000, në zonat e Malësisë së Madhe, kemi pasur një bum të vajzave që trafikoheshin. Në shumë vila kishte një grup vajzash, që ato rreshtoheshin dhe trafikantët shkonin dhe i blinin. Ka qenë në mënyrë masive në veri të vendit.

Shqipëria ka qenë e papërgatitur, nuk ka pasur vende ku të mbanin vajza të trafikuara, nuk mund t’i mbaje në paraburgim. Ka dhe një ngërç në legjislacionin shqiptar. Këto vajza duhet të trajtoheshin me sigurim prove. Nëse këto vajza janë të huaja, ti i kap gjatë ushtrimit të prostitucionit, ty të intereson të kapësh zinxhirin, jo vajzat. Nuk është kjo zgjidhja penale”, u shpreh Beci.

beci prostitucion shqiperi

Lini një Përgjigje