TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2026, 11:52

UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta
UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në mesditë, ku ndër të tjera veçojmë:

Ivanka Trump mbyll vizitën në Shqipëri

Vajza e Presidentit amerikan ka përfunduar vizitën dyditore në Vlorë, ku gjatë qëndrimit të saj takoi edhe kryeministrin Edi Rama. Mbrëmjen e djeshme, ajo u prit në Kryeministri dhe zhvilloi takime me delegacionin e shoqëruesve, duke vlerësuar bukuritë natyrore të zonës së Zvërnecit dhe bregdetit të Vlorës.

Veliaj padit prokurorin dhe Presidencën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, depozitoi në Gjykatën Administrative një padi kundër emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008. Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së dekretit, duke argumentuar se Dado nuk plotësonte kriteret ligjore, pasi nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës, dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të statusit të tij si magjistrat.

Berisha dhe protesta e 24 janarit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, zbuloi se protesta e opozitës do të tregojë “forcën dhe kreativitetin” e saj dhe shtoi se kryeministri Rama “do t’ia mbathë nga Kryeministria”. Ai theksoi se fundi i pushtetit të Ramës do të vijë nga qytetarët dhe opozita, duke mohuar çdo përfshirje të SHBA-së në këtë proces.

Siguria dhe krimi në rajon

Në Greqi, dy vëllezër shqiptarë, Blerim dhe Besmir Buci, u arrestuan për shpërthimin me eksploziv në diskotekën “Jacky.O” në Athinë, të organizuar si “mesazh paralajmërues” ndaj pronarit të lokalit. Po ashtu, në Lezhë u arrestua Ardi Isufi, pjesëtar i një grupi kriminal, i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Bordi i Paqes dhe Reagimet Ndërkombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikon Këshillin e ri të Paqes, duke theksuar se shumë vende të BE-së nuk po marrin pjesë dhe nuk e njohin funksionin e tij. Ndërkohë, në Davos, Trump e quajti vizitën e tij “të jashtëzakonshme”, duke përmendur arritjen e dy marrëveshjeve madhore: Groenlandën dhe krijimin e Bordit të Paqes.

SHBA dhe NATO

Trump shkaktoi polemika në Britani, duke thënë se trupat e NATO-s qëndruan larg vijave të frontit në Afganistan. Komentet u dënuan nga deputetë, veteranë dhe ish-ushtarë britanikë, të cilët vlerësuan sakrificën e ushtarëve të tyre dhe të aleatëve në këtë konflikt.

Kontestime ndërkombëtare dhe marrëveshje

Në Moskë, të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner u pritën nga presidenti Putin për një takim që u konsiderua “i dobishëm në çdo aspekt”. Po ashtu, SHBA dhe Kina nënshkruan marrëveshjen për shitjen e degës amerikane të TikTok konsorciumit të udhëhequr nga Oracle dhe Silver Lake.

Sport dhe spektakël

Në Suedi, tifozët serbë të Crvena Zvezdës u përplasën me ata të Malmos, duke sjellë ndërhyrjen e policisë dhe deportimin e disa prej tyre në Serbi.

Jetë private dhe skandale

Në botën e showbiz-it, Mauro Ikardi dhe Wanda Nara rifilluan konfliktin publik, ku sulmuesi i Gallatasarajit e quajti ish-bashkëshorten “mitomane” dhe pretendoi se i kishte vjedhur 7 milionë euro, duke theksuar se ajo nuk do të jetë më pjesë e familjes së tij.

Lini një Përgjigje