“Vizita e Ivanka Trump në Shqipëri dhe Forumi i Davosit në të njëjtën ditë mund të mos ketë qenë rastësi”, kështu deklaroi analisti Endri Tafani në Quo Vadis.
Tafani tha se vizita e Ivankës në vendin tonë mund të ketë qenë e koordinuar, pasi Ramës i ka konvenuar të mos shkonte në Davos, për të mos qenë në një tryezë me Bjellorusinë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e pe mungesën e Ramës në Davos?
Tafani: Ka një rastësi të çuditshme sot: ishte takimi në Davos dhe ishte edhe vizita e Ivankës në Shqipëri. Mund të ketë pasur koordinim që Rama të mos ishte në Davos.
Borakaj: Pse nuk i shërbente Ramës të mos ishte atje?
Tafani: Që të mos ishte në një tavolinë me Bjellorusinë, pasi BE-ja ka thënë që nuk do të jetë atje.
Vajza e presidentit amerikan Donlad Trump ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes në ambientet e kryeministrisë.Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka përqafuar, përpara se të dy të hynin në godinën e qeverisë.
Mbrëmjen e së mërkurës Edi Rama dhe Ivanka Trump, zhvilluan një darkë pune në qytetin e Vlorës.
Pas darkës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të grupit të punës së vajzës së presidentit, arkitektë nga e gjithë bota në kuadër të investimit që ajo do bëjë në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump është larguar në të njëjtin automjet me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar nga një eskortë prej 50 automjetesh.
Lini një Përgjigje