TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2025, 11:56

UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Flash informativ ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Ky është edicioni informativ i orës 12:00, me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës.

Nga vendimet e fundit të drejtësisë, beteja e Veliajt për të ushtruar detyrën, te lajmi i mirë për Kosovën... ku BE ka nisur heqjen e sanksioneve.

Disa nga zhvillimet kryesore:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin ish-prokurorin Xhevahir Lita.

Kërkesa e firmosur nga Altin Dumani, i cili nuk është më de jure drejtues i SPAK-ut, drejtuar Kuvendit për Belinda Ballukun, është qartazi një përplasje politike me Edi Ramën.
Altin Dumani, në shkresën e fundit si drejtues i prokurorisë speciale, ka rritur dozën e akuzës, duke i marrë mbarë të gjithë tenderët, për t’i cilësuar si të trukuar dhe me shkelje ligjore.

Nuk kanë fund skandalet me Rexhë Byberin e Tropojës. Edhe pse ka vjedhur miliona, sërish drejtësia vijon të jetë e dobët përballë tij. SPAK arriti ta hetojë dhe e vendosi në arrest shtëpie, por gjërat kanë ndryshuar rrugës dhe Byberi sot është kthyer atje ku ishte: në detyrë dhe i plotfuqishëm.

Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.
Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

Media e huaja raportojnë se kundërshtari më serioz i mundshëm i Volodymyr Zelenskyt në zgjedhjet për president mbetet Valery Zaluzny.
Zaluzny, i lindur më 8 korrik 1973 në Novograd-Volynskyi, një qytet me rrënjë të forta ushtarake, Zaluzny ka ndërtuar një karrierë të shënuar nga meritokracia në ushtrinë ukrainase dhe lidershipi vendimtar në fushën e betejës.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar një “bllokadë totale dhe të plotë” të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara, që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, raporton The Guardian.
Në një postim në Truth Social, ai tha se qeveria e Nicolás Maduros është shpallur organizatë e huaj terroriste dhe e akuzon për vjedhje të aseteve amerikane.

Turistëve mund t’u kërkohet së shpejti të paguajnë një biletë prej 2 eurosh për të vizituar Shatërvanin Trevi, një nga kryeveprat më të njohura arkitekturore në qendër të Romës. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, masa pritet të hyjë në fuqi nga 7 janari, ndërsa nga pagesa do të përjashtohen vetëm banorët e përhershëm të kryeqytetit italian.

 

Lini një Përgjigje