TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2025, 09:40

Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat, bllokohet edhe sot aksi Kakavijë-Janinë

Shkruar nga Pamfleti
Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat, bllokohet edhe sot aksi
Fermerët grekë në protestë

Fermerët grekë vijojnë sërish protestat e tyre, ndërsa ashtu si çdo ditë, edhe sot është bllokuar aksi Kakavijë-Janinë.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Mësohet se, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, njoftoi sot policia.

 

greqia protesta bllokohet aksi kakavije-janine

Lini një Përgjigje