Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së Ervis Berberi dhe kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Lala zbuloi se vetëm ditët e fundit, janë sekuestruar plot 15 aparate celulare nga ana e SPAK-ut, nga të cilët 4 ishin vetëm të ish-drejtorit.
Ky detaj e habiti gazetarin Blendi Fevziu, i cili u shpreh: “Ai paska patur libër!”
Pjesë nga biseda në studio:
Lala: Çfarë ndodhi? Në momentin që ra pezullimi nga Gjykata Kushtetuese, prokurorët e posaçëm nuk mund të kërkonin ashpërsimin e masës së sigurisë dhe nuk mund të kërkonin leje për arrestim në Kuvend, nëse nuk kishin prova të reja ose fakte të reja. Për Tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Re nuk mund të shkonin më sepse gjykata e kishte dhënë një herë verdiktin e vet dhe për këtë arsye…
Fevziu: Dhe për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë 6 lote të tjera nga xhepi?
Lala: Prokuroria e Posaçme në fakt i kishte nën hetim, sepse e kishte lënë të kuptohej në njoftimin e parë për shtyp.
Fevziu: Po, por thotë që ishte marrë e pandehur.
Lala: Jo, këtu është nën hetim, nuk është e pandehur, është nën hetim për 7 procedura të reja.
Fevziu: Këto lidhen përsëri me mesazhet e drejtorit të rrugëve?
Lala: Po
Fevziu: Ai paska pas libër!
Lala: Unë e kam thënë edhe një herë, përveçse i ka mbajtur me screenshot, ai ia ka dërguar edhe bashkëshortes së tij me mesazh. Kjo është një histori tjetër e sqaruar.
Fevziu: Po sa mesazhe paska patur?
Lala: Atëhere, janë 4 celularë të gjetur vetëm në banesën e Ervis Berberit. Një celular është i bashkëshortes. 15 të tjerë janë sekuestruar vetëm ditët e fundit.
Fevziu: 15 celularë?!
Lala: Po, gjatë ditëve të fundit. Pra nga momenti që i është komunikuar akuza zonjës Balluku, deri ditën e sotme.
Lini një Përgjigje