TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2025, 22:07

"Kodi i ri Penal një masakër", Karanxha: SPAK ka mbajtur standarde të dyfishta

Shkruar nga Pamfleti
"Kodi i ri Penal një masakër", Karanxha: SPAK ka mbajtur
Ervin Karanxha

Ish-prokurori Ervin Karanxha bëri kritika të forta ndaj mënyrës se si po zbatohet reforma në drejtësi dhe veçanërisht ndaj qëndrimeve të SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka mbajtur standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve të ndryshme penale.

Karanxha solli si shembull kontrastin mes mosrifillimit të çështjes Durrës-Kukës dhe rihapjes së dosjes Gërdeci, ku është proceduar ish-ministri Fatmir Mediu. Sipas tij, në të dy rastet kemi ndryshime të ligjit procedurial për mënyrën e ndjekjes penale të zyrtarëve të lartë, por SPAK ka vepruar ndryshe, duke krijuar perceptimin e standardeve të pabarabarta.

Ai theksoi se burimi i konfliktit institucional që po shfaqet sot lidhet drejtpërdrejt me nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, i cili, sipas Karanxhës, është hartuar me një teknikë legjislative të gabuar dhe të paqartë. Ky nen, sipas tij, nuk përcakton qartë se për cilat masa sigurimi kërkohet autorizim i Kuvendit, duke krijuar konfuzion për arrestin në burg, arrestin në shtëpi, kontrollin personal apo kontrollin e banesës, shkruan A2 CNN.

Ish-prokurori nënvizoi se ky paqartësim ka sjellë pasoja serioze në praktikë dhe ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga SPAK. Sipas tij, interpretimi kushtetues i këtyre dispozitave nuk është detyrë e prokurorisë, por e Gjykatës Kushtetuese.

Karanxha komentoi edhe projektin e Kodit të ri Penal, duke e cilësuar atë si “një masakër”, që rrezikon të penalizojë veprime të pakonceptueshme dhe të prodhojë kaos juridik, duke ia faturuar më pas fajin zbatuesve të ligjit.

Lini një Përgjigje