TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Nis përplasja e madhe Rama-Erdogan...

Vizita e kryeministrit në Izrael ka shkaktuar tensione: turqit rrisin sulmet diplomatike, ndërsa vendet arabe e bojkotojnë vizitën.

Ndërkohë, në parlamentin shqiptar vijon debati për paketën e ndryshimeve në Kodin Penal.

Media thekson se dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes nuk bëhet me regjistër gazetarësh, ndërsa Tabaku paralajmëron kundërshtim ndaj BE-së.

Seanca plenare është e tensionuar, me opozitën që kërkon llogari për veprimet e policisë gjatë protestave dhe socialistët që debatojnë për aktet normative.

Në Strasburg, Berisha paralajmëron se narkoshteti i Ramës rrezikon sigurinë e Europës dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve europiane.

Përplasja Rama-SPAK për Belinda Ballukun vazhdon, me Gjykatën Kushtetuese që kërkon kohë për vendimin.

Po në linjë me SPAK-un, Prokuroria e Përgjithshme kërkon zgjerim të amnistisë për krimet deri në tre vjet burg.

Në Vlorë, reagimet ndaj shkrirjes së Kadastrës janë të ashpra: banorët flasin për një “varr për dokumentet e tyre”.

Ndërkohë, raporti i BERZH tregon se një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar nga vendi, duke nxjerrë në pah sfidat e qeverisë Rama.

Në plan ndërkombëtar, Franca kundërshton idenë se Europa mund të mbrohet pa SHBA-të, ndërsa BE dhe India nënshkruajnë një marrëveshje tregtie historike, duke dyfishuar eksportet dhe kursimet me 4 miliardë euro.

Stuhitë e ashpra në SHBA kanë shkaktuar 34 viktima dhe gjysëm milioni njerëz pa energji.

Tragjedi me tifozët e PAOK në Rumani...

Në sport dhe argëtim... ish-presidenti i FIFA-s thirrje tifozëve të ndjekin Kupën e Botës nga TV, ndërsa në Itali pezullohen programet “Grande Fratello Vip 2026” dhe “L’isola dei famosi”.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje