TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku u takua me kryeministrin Netanyahu dhe iu drejtua Parlamentit të Knesset-it, duke qenë një nga dy udhëheqësit që mbajtën fjalim, së bashku me Donald Trump.

Ndërkohë, Sali Berisha po zhvendos betejën politike në Strasburg, ku sfidon Ramën përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Një tjetër përpjekje për stabilizim politik vjen nga shoqëria civile, që organizon tryezë për arritjen e një marrëveshjeje dhe bashkimin e opozitës, sipas pedagogut Ermal Hasimja.

Në vend, presidenti Bajram Begaj i dërgoi mesazh magjistratëve, duke theksuar se epoka e pandëshkueshmërisë po mbaron dhe qytetarët presin drejtësi

55 punonjës firmosën peticion kundër zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës në Tiranë, ndërsa PD e cilëson këtë vendim si antikushtetues.

Drejtimi i IKMT-së ndryshon, me largimin e Dallëndyshe Bicit dhe zëvendësimin nga Adriatik Kupi.

Tensionet vijojnë, me Klevis Balliun që kërkon llogari për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë, ndërsa çështja e masës së sigurisë për Erion Veliajn kalon për vendim në seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese.

Në planin ndërkombëtar, Kosova dhe Kroacia nënshkruan marrëveshje ushtarake për stërvitje, edukim dhe prodhim, ndërsa Serbia nuk ka dhënë ende përgjigje.

Aksidentet e fundit prekin vendin: kamioni në Gramsh ka shkaktuar vdekjen e një infermiereje dhe drejtuesit, ndërsa një mësuese ndodhet në gjendje kritike.

Në Greqi, një fabrikë biskotash u përfshi nga zjarri, me katër punonjës të vdekur, dy të zhdukur dhe shtatë të lënduar.

Në nivel ndërkombëtar, BE miratoi ndalimin e importit të gazit rus, përveç Sllovakisë dhe Hungarisë që votuan kundër, ndërsa Rusia dhe Ukraina mund të takohen ballë për ballë në një të ardhme të afërt.

Shtetet e Bashkuara përballen me stuhitë vdekjeprurëse që shkaktuan 11 viktima dhe miliona pa energji, si dhe anulimin e mbi 15 mijë fluturimeve.

Ndërsa politikisht, tensionet në Shtëpinë e Bardhë po rriten, me senatorët republikanë që kërkojnë hetime dhe biseda sekrete që trondisin administratën e Trump.

Një lajm pozitiv vjen nga legjenda e ''Formula 1'': Michael Schumacher, pas 12 vitesh në koma, nuk ka më nevojë të qëndrojë në shtrat, duke sjellë lehtësim për familjen e tij.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje