TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2026, 12:05

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:

Kush e ka radhën?/ Prokurorët e SPAK takime me zyrtarë të DEA e FBI

Zbardhen detaje nga vizita në SHBA e kreut të SPAK, Klodjan Braho dhe e dy prokurorëve që e shoqërojnë.
Në fillim të javës që lamë pas Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara u nisën drejt Uashingtonit, ku janë takuar me zyrtarë të nivelit të lartë.

Vetë SPAK bën me dije se ata janë pritur në Departamentin e Drejtësisë, ku janë takuar me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të DEA, FBI, ICITAP dhe OPDAT.
Historia ka treguar se sa herë krerët e SPAK shkojnë në SHBA, kthehen me porosi të qarta. Sali Berisha u mor i pandehur fill pas një vizite në SHBA nga kreu i SPAK. E njëjta gjë ndodhi më pas me Erion Veliajn dhe Ilir Metën. Pra pyetja që shtrohet është: Kush do ta ketë tani radhën?

Fakti që Braho ka marrë me vete si shefen e seksionit të korrupsionit, ashtu dhe atë të krimit të organizuar, të bën të dyshosh se mund të kemi goditje si ndaj pushtetarëve, ashtu edhe ndaj bandave.
Që pas emërimit të Klodjan Brahos në krye të SPAK, nuk ka pasur operacione të bujshme, qoftë ndaj krimit, qoftë ndaj korrupsionit. Kjo është vizita e tij e parë në SHBA si drejtues i SPAK dhe sinjalet janë se në ditët në vijim mund të kemi zhvillime.

Rama sot në Athinë/ Mitsotakis nuk gjen kohë për takim zyrtar me kryeministrin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka planifikuar të vizitojë Greqinë sot.

Sipas “To Vima”, ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, ndërsa ka kontakte të shumta diplomatike mbi mundësinë e një takimi në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas raportimeve, të dyja palët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm gjatë 24 orëve të fundit për të përcaktuar nëse axhenda e Mitsotakis mund të gjejë vend për një takim zyrtar, siç është kërkuar nga Tirana.
Rama ka planifikuar të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik të Delfit të mërkurën pasdite.

Duke qenë se të dy udhëheqësit do të flasin në forum, i cili do të mbahet në vendin me të njëjtin emër në Delfi, në Greqinë jug-qendrore, brenda rreth gjysmë ore nga njëri-tjetri, ai shihet si vendi më i mundshëm për një takim ballë për ballë.

Fazat e tjera të mundshme kohore janë e marta në Athinë, pas mbërritjes së Ramës, ose e enjtja para largimit të tij, pasi Mitsotakis do të marrë pjesë në një samit informal të BE-së në Nikosia më vonë atë ditë.

Nga përdhunuesit te grabitësit/ Kush janë emigrantët që sillen nga Italia dhe strehohen në Gjadër

Kush janë emigrantët që sillen nga Italia dhe strehohen në Gjadër Politika italiane ka rikthyer në qendër të vëmendjes kampet e emigrantëve në Gjadër, ndërsa qeveria Meloni është vendosur sërish nën akuza nga të majtët…

Gjithsesi politika e ndjekur nga Giorgia Meloni, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duket se po jep fryte.
Modeli i kampeve në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen që Meloni nënshkroi me Edi Ramën, ka zgjuar interesin e vendeve të tjera të BE-së. Shumë nga anëtarët e BE-së i janë afruar vendit ballkanik duke kërkuar një marrëveshje të ngjashme, por janë refuzuar nga Edi Rama , i cili nuk ka ndërmend të hyjë në marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, shkruajnë mediat italiane.

Midis atyre që mbahen në qendrën Gjader ka persona me precedentë të fortë penal.
Sipas mediave italiane, në Gjadër strehohet një i vetëshpallur shtetas iranian që mbërriti në Shqipëri nga Macomer. Gjatë 10 viteve të fundit, ai ka kryer shkelje të panumërta ligji dhe është dënuar disa herë, por më e rëndësishmja, ai sulmoi një oficer policie dhe sulmoi seksualisht një grua në tren.

Midis atyre që mbahen në qendrën Gjader ka persona me precedentë të fortë penal.

Sipas mediave italiane, në Gjadër strehohet një i vetëshpallur shtetas iranian që mbërriti në Shqipëri nga Macomer. Gjatë 10 viteve të fundit, ai ka kryer shkelje të panumërta ligji dhe është dënuar disa herë, por më e rëndësishmja, ai sulmoi një oficer policie dhe sulmoi seksualisht një grua në tren.

Gjithashtu një i vetëshpallur shtetas algjerian i cili, që nga viti 2006, është dënuar dhe arrestuar disa herë për një sërë krimesh, duke përfshirë trafik droge, pranim mallrash të vjedhura, armë të paligjshme, vjedhje, sulm, rrëmbim dhe grabitje të rënduar.

Për më tepër, një i vetëshpallur shtetas senegalez që po mbahet në Gjader, ishte një pjesëmarrës aktiv në një revoltë në Qendrën e Privatësisë Civile të Barit, përveç kryerjes së krimeve të tjera jashtë objektit.

Gjithashtu në Gjader po mbahet një i vetëshpallur shtetas i Bangladeshit i arrestuar në flagrancë në vitin 2023 për kryerjen e akteve seksuale para një fëmije në tren, dhe një i vetëshpallur shtetas maroken me precedent penal për, ndër të tjera, sulme seksuale, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, si dhe dëmtim të pronës.

Strategjia, deri në vitin 2030/ Rreth 20% e rrugëve me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e masave në strategjinë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030.
Dokumenti vendos në fokus ndër të tjera zgjerimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT) në të gjithë rrjetin TEN-T, duke përfshirë menaxhimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e aseteve dhe ofrimin e informacionit për udhëtarët. Një komponent i rëndësishëm i kësaj është edhe zhvillimi i biletimit digjital në transportin ndërqytetës dhe sistemeve të qëndrueshme të tarifimit elektronik (e-tolling).

Në këtë kuadër, strategjia parashikon përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik për tarifimin digjital të rrugëve, në përputhje me standardet europiane si Direktiva Eurovignette dhe Shërbimi Europian Elektronik i Tarifimit Rrugor (EETS). Pilotimi i e-tolling do të nisë në segmentet me trafik më të lartë të rrjetit TEN-T, pas ngritjes së infrastrukturës përkatëse.

Qeveria parashikon që të krijohet një fond i veçantë që vjen nga pagesat dhe karikimet elektrike që do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje