Pamfleti, edicioni i lajmeve, ora 18:00

Zhvillimet politike dhe ngjarjet e rënda dominojnë edicionin e mbrëmjes. Opozita nis foltoren e përjavshme përpara Kryeministrisë, ndërsa Gjykata e Posaçme shtyn seancën për ish Presidentin, duke e caktuar pikërisht në ditën e protestës kombëtare të opozitës, një vendim që ka nxitur reagime të forta politike.
Në kampin socialist, Erion Veliaj i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në Bashkinë e Tiranës përmes Ogerta Manastirliut, ndërsa Partia Socialiste zhvillon mbledhjen e parë pas rikthimit në detyrë të Belinda Ballukut. Paralelisht, Sali Berisha paraqitet në SPAK, sulmon publikisht Altin Dumanin, por shmang çdo referencë ndaj drejtuesit të ri Klodjan Braho.
Përplasjet politike vijojnë edhe për çështjen e Avokatit të Popullit, ku opozita dhe mazhoranca shkëmbejnë akuza në Kuvend. Ndërkohë, vëmendja mbetet edhe te ngjarja e rëndë në Llogara, ku autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet e para nga vendngjarja.
Në rajon, tensionet politike rriten në Kosovë pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë. Në plan ndërkombëtar, vijnë analiza të reja mbi ngjarjen tragjike në Australi dhe mënyrën se si u organizua sulmi nga babë e bir, si edhe zhvillimet e fundit nga bisedimet për paqen në Ukrainë, të cilat janë mbyllur, ndërsa liderët botërorë janë ftuar sonte në një darkë zyrtare në Berlin.
Edicioni sjell edhe lajmet më të fundit nga sporti, ku FIFA ka shpallur dy kandidatët për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Lini një Përgjigje