TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2025, 12:14

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës në GJKKO, shkak bëhet mamaja e Kryemadhit

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës në GJKKO, shkak bëhet mamaja e
Meta dhe Fatime Kryemadhi

Gjykata e Posaçme ka shtyë për më 22 dhjetor seancën e shqyrtimit paraprak ndaj Ilir Metës dhe të bashkëpandehurve.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokates së të pandehurës Fatime Kryemadhi.

Ish-Presidenti akuzohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”.

Edhe seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së palëve në proces dhe gjyqtares së çështjes.

Gjykata urdhëroi SPAK-un t’i japë Metës fashikujt e dosjes.

Ish-presidenti kërkoi edhe që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar shkelje të të drejtave kushtetuese.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Dosja e SPAK për Metën

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive për episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin. Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim. Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Nëna e Kryemadhit dhe e pandehura Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.

SPAK sqaron se procedimi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

“Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive”, citohet në njoftim.

Prej tetorit të vitit të kaluar, ish-presidenti Ilir Meta, i cili aktualisht mban dhe pozicionin e kryetarit të Partisë së Lirisë, gjendet në burg, pasi gjykata pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj tij. Meta dhe të pandehurit e tjerë i kanë kundërshtuar publikisht akuzat e ngritura si të montuara politikisht.

shtyhet seanca ndaj ilir metës në gjkko hkak bëhet mamaja e kryemadhit

Lini një Përgjigje