Reagimi i Blushit nxjerr në pah një diskurs më të gjerë mbi ndarjen mes përdoruesve të dhunës që veprojnë në emër të fesë dhe shumicës së besimtarëve që dënojnë fuqimisht terrorizmin, ndërsa ngjarja në Bondi Beach do të mbetet një nga më tronditëset në historinë bashkëkohore të Australisë.
Shkrimtari Ben Blushi ka bërë një reagim të fuqishëm pas sulmit terrorist që tronditi Australinë, ku të paktën 16 civilë të pafajshëm humbën jetën dhe u plagosën 60 të tjerë, gjatë një ngjarjeje festive në Sydney.
“Në masakrën e Australisë ku u vranë 15 të pafajshëm, dy islamikë u sollën si kriminelë, kurse një mysliman u soll si hero. Këtë dallim mes islamikëve të pashpirt dhe myslimanëve të mirë përshkruan romani im Jam Mysliman.”, shkruan në Facebook Blushi.
Reagimi i Ben Blushit nxjerr në pah një diskurs më të gjerë mbi ndarjen mes përdoruesve të dhunës që veprojnë në emër të fesë dhe shumicës së besimtarëve që dënojnë fuqimisht terrorizmin, ndërsa ngjarja në Bondi Beach do të mbetet një nga më tronditëset në historinë bashkëkohore të Australisë.
Sulmi terrorist në Bondi Beach, ngjarja që tronditi botën
Në mbrëmjen e 14 Dhjetorit 2025, një masakër e armatosur ndodhi në Bondi Beach, Sydney, Australi, gjatë një ngjarjeje festive të Hanukkah, ku qindra persona, përfshi familje dhe fëmijë, ishin mbledhur për të festuar “Chanukah by the Sea”.
Autoritetet deklaruan këtë incident si një sulm terrorist me motiv antisemit.
Të paktën 15 civilë u vranë nga dy sulmues që hapën zjarr drejt turmës, raporton Reuters.
Mes viktimave ishin fëmijë, të moshuar dhe anëtarë të komunitetit hebre, duke përfshirë figura të njohura si rabini Eli Schlanger dhe një ish-polic. Një nga sulmuesit u vra në vend, ndërsa tjetri u plagos rëndë dhe u arrestua nga policia.
Autoritetet gjetën simbole të mundshme të ideologjisë ekstremiste, përfshi flamuj dhe pajisje që sugjeronin motive terroriste.
Roli i një civili mysliman, heroizëm në mes të tmerrit
Nga kaosi i armëve dhe panikut, u publikuan pamje dhe dëshmi të një protagonisti të jashtëzakonshëm, 43-vjeçari Ahmed al Ahmed, një qytetar me prejardhje myslimane i cili, duke rrezikuar jetën e tij, suksesoi të çarmatosjë një nga sulmuesit, duke ndihmuar të shpëtojë shumë jetë para se të plagosej dhe të dërgohej në spital.
Ky akt heroik u shpërblye nga politikanë dhe qytetarë si një shembull i guximit dhe solidaritetit në një situatë ekstreme.
Remember the name, Ahmed El Ahmad.
— Jahanzaib (@jahannzaib_) December 14, 2025
Fruit shop owner.
Father of two.
43 years old.
When chaos erupted at Bondi Beach, he became a shield for innocent lives Jews and Australians alike.
This is what a real hero looks like ❤️#BondiBeach #Australia #Sydney
https://t.co/2xm4otRbRp
Reagime dhe pasojat e sulmit
Pas ngjarjes, kryeministri australian Anthony Albanese e përshkroi masakrën si “akt antisemit i pastër” dhe u zotua për përpjekje më të forta kundër urrejtjes dhe radikalizimit.
Albanese ka njoftuar se qeveria do të shtyjë përpara ligje edhe më të ashpra për armët, përfshirë kufizime kohore për licencat, pavarësisht se Australia tashmë ka disa nga rregullat më të forta për armë zjarri në botë.
Pas sulmit, qytetarë të shumtë janë mbledhur buzë plazhit për të vendosur lule dhe për të nderuar viktimat.
Komuniteti mysliman në Australi e kanë dënuar ashpër sulmin, duke theksuar se antisemitizmi dhe dhuna nuk kanë vend në shoqëri dhe duke shprehur solidaritet me komunitetin hebre./ Pamfleti
Nuk kuptoj c'pune ka ky i perkedheluri i Nanos!