TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 07:50

“Unë besoj tek Berisha”, Batoni i kthehet ashpër Floriana Garos: Pse nuk qëndrove në Zvicër zemër?

Shkruar nga Pamfleti
“Unë besoj tek Berisha”, Batoni i kthehet ashpër Floriana
Baton Haxhiu dhe Floriana Garo

Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Floriana Garo, thotë ka besim tek ish-kryeministri Sali Berisha, tek i cili tha se besojnë shumica e të djathtëve.

Kjo deklaratë e Garos ka nxitur reagimin e analistit Baton Haxhiu në studion e emisionit “Opinion”, i cili i ka thënë se po jep një shembull gabim.

Debati në studio:

Floriana Garo: Unë mund të flas çfarë ka ndodhur me Sali Berishën dhe po flasim për zgjedhje që nuk ishin të barabarta, por ishin të vjedhura. Partia kryetarin e kishte “non grata”, që sulmohej vazhdimisht, që u la pa vulë dhe pa logo. Të gjitha ndikojnë. Populli opozitar e kishte alternativën dhe u pa me foltoren dhe në çdo mënyrë na goditën. Foltorja ishte shpresë. E keni goditur foltoren kaq shumë. Unë besoj tek Berisha dhe të djathtët, një pjesë shumë e madhe besojnë tek Berisha.

Baton Haxhiu: Floriana zemër pse nuk qëndrove në Zvicër?

Floriana Garo: Doja të jepja një shembull ndryshe Baton.

Baton Haxhiu: Po e jep shembullin gabim.

Flroaian Garo: Më vjen shumë keq që e bën këtë koment sepse tregon mungesë patriotizmi të theksuar me këtë koment. Shpesh më pyesin si u gjende në PD-në. Kush ta bëri ofertën? Askush nuk ma ka bërë ofertën. Unë shkova me dëshirën time për të kontribuar në politikë si modeli i një gruaje të re që vjen nga jetesa jashtë dhe do të kontribuojë për Shqipërinë sepse e di që Shqipëria është vendi ku ne do të jetojmë dhe ku shqiptarët duhet të jetojnë.

floriana garo baton haxhiu

Lini një Përgjigje