
Avokati Sokol Hazizaj ka folur lidhur me hetimet ndaj ish-kryeministrit Berisha për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ai tha se nëse Berisha nuk largohet nga politika duke hequr dorë nga mandati i deputetit, atij nuk do t’i mbyllet dosja.
“Asnjëherë nuk thuhet, si është ajo mai dire mai (kurrë mos thuaj kurrë). Më çudit, ajo që mua më bën habi është që struktura e posaçme ndryshe ajo çka është interpretuar deri tashmë dhe figura penale e shpërdorimit të detyrës që lidhet gjithmonë me pasojën ndjek dy rrugë, rrugën e pafundësisë së hetimit dhe gjykimit. Që të mbarosh gjyqin te struktura e posaçme e gjykata, do nja katër vjet.
Berisha do shkojë gjashtë vjet. Po nuk iku Berisha nga deputet nuk ikën nga procedimi. Po nuk iku nga politika, nuk ikën nga procedimi e di këtë ai. Dhe së dyti shpërdorimi i detyrës si nocion po nuk u lidh me pasojën nuk mund të quhet gjithmonë shpërdorim detyre”, tha Hazizaj për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje