TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2025, 13:54

Ultimatumi i kryeministrit, asnjë dorëheqje nga drejtorët në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi i kryeministrit, asnjë dorëheqje nga drejtorët në
Ultimatumi i kryeministrit, asnjë dorëheqje nga drejtorët në Fier

Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga reforma e vetëpastrimit.

Nga selia rozë në Fier thanë se, në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër.

Kështu, në Fier, drejtorët e OSHEE-së, Kadastrës, Tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen, pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administratën publike.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në Fier tashmë dihet se kush do të qëndrojë dhe kush ikën.

Në Bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetarëve, por qarkullojnë zërat se ka që tani një propozim për këtë post dhe është Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU-së, i cili iu bashkua PS-së pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Por, i kontaktuar në telefon nga News 24, Avdulla ka pohuar se ai, deri më datën 10 shtator, është ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk është në dijeni të këtij propozimi.

Nga ana tjetër, disa prej drejtorëve nën varësinë e bashkisë kanë pohuar se nuk do të pranojnë të japin dorëheqjen, pasi janë angazhuar maksimalisht në fushatë.

ultimatumi i kryeministrit asnjë dorëheqje nga drejtorët

Lini një Përgjigje