Ndërkohë që ky proces në bashki pritet të mbyllet brenda muajit korrik, në vijim procesi do të pasohet me të njëjtën "formulë" edhe për drejtuesit e drejtorive rajonale, përveç asaj të policisë.
Dorëheqjet e fundit të njëpasnjëshme të drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative lidhen me një strategji të re të Kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura nga e djathta opozitare.
Sipas gazetarit Mariglen Kume, kjo po realizohet përmes një forme ligjore të rregullt, ku nuk ka shkarkime me vendim, por një komunikim verbal nga ana e kryeministrit që i nxit drejtuesit të largohen vetë, duke dorëzuar dorëheqjen me dëshirë të deklaruar.
"Pas vizitës së Ramës dhe mbledhjes së tij me drejtuesit dhe kryetaren të gjithë drejtorët dhe kryetarët e njësive administrative kanë dorëzuar dorëheqjen dhe janë larguar nga postet e tyre. Rama ligjërisht është kujdesur të jetë procedurë ligjore korrekte se nuk kemi shkarkim procedural, por komunikim verbal, i kërkon të largohen dhe ata paraqesin dorëheqjen.
Nga informacion që disponoj, kryeministri po e përdor këtë për të krijuar hapësira, për të afruar sa më shumë të djathtë opozitarë që pritet të marrin poste.
E dyta është që kryeministri sapo ka dalë nga zgjedhjet, për fushatën e tij ka bërë premtime për persona të ndryshëm që e kanë ndihmuar dhe kanë bërë vota.", tha gazetari për Mcn Live.
Ndërkohë sot ashtu siç u bë e ditur nga takimi i dy ditëve më parë mes Kryeministrit Rama dhe strukturave lokale të PS në Durrës, të gjithë drejtorët e Bashkisë Durrës dhe drejtuesit e Njësive Administrative kanë dhënë dorëheqjen pranë kryebashkiakes Sako.
Do të jetë komisioni i kryesuar prej kësaj të fundit dhe disa prej deputetëve që do të vendosë për rikonfirmimin ose jo në këto pozicione.
Ndërkohë që ky proces në bashki pritet të mbyllet brenda muajit korrik, në vijim procesi do të pasohet me të njëjtën "formulë" edhe për drejtuesit e drejtorive rajonale, përveç asaj të policisë.
Dorëheqjet e drejtorëve ndëkohë nisën me Vlorën, Fierin dhe Elbasanin dhe do të vijojnë në të gjithë bashkitë e vendit. © Pamfleti
Lini një Përgjigje