TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2025, 10:38

IKMT vijon aksionin në Theth, banori: Turistët po largohen. Mbi 600 objekte s’janë në proces legalizimi

Shkruar nga Pamfleti
IKMT vijon aksionin në Theth, banori: Turistët po largohen. Mbi 600
IKMT vijon aksionin në Theth

Po vijon edhe sot aksioni për shembjen e dhjetëra objekteve në fshatin turistik të Thethit, edhe pse ka pasur rezistencë nga ana e banorëve. 

Një banor i zonës, Nikë Guri, tha për Mcn Tv janë mbi 500-600 objekte që s’janë në proces legalizimi. Ai e konsideron aksionin një anti-reklamë, duke u shprehur se turistët po largohen nga frika. Sipas banorit aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër. 

“Ne i kemi shtëpitë, por i kemi pa letra, pa tapi. Mund të prekem edhe unë. E kam ndërtuar që në 2009-ën, por s’kam letër, asgjë në botë. Unë kam ndërtuar në pronën e gjyshit. Në 46-ën kemi disa tapi, pronat që i ka pasur gjyshi, janë trashëguar me babën me 7501. Nuk më ka ardhur ndonjë shkresë që mund të ndërhyhet. Por nuk e dimë, se është si lumi, ra shi të mori. S’e di ku po shkon! Premtimi politik është do t’u bëjmë tapitë, do t’u bëjmë këtë, do t’u bëjmë atë! Si shtet ka investuar, por aty ku duhej të investonte për ne fshatarët, është bërë zero investim. Janë mbi 500-600 që s’kanë proces legalizimi. Unë e kam futur në proces legalizimi shtëpinë, por atë s’ma njeh kush. Po ikin të gjithë turistët nga frika se çfarë po bëhet. Është një anti-reklamë e kësaj perle botërore. Po punon kështu shteti për t’i larguar të gjithë. Është gjë e mirë ajo e shembjes, por jo në këtë kohë. Duhet të gjejë kohën e duhur”. , tha banori.

Ndërkohë sot drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, dhe shefi i Komisariatit, Nik Nikolla janë shkarkuar nga detyra. Shefi i stacionit policor në Theth është pezulluar, dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor për shkelje të rëndë. Shkak janë bërë ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat, teksa njoftoi shkarkimet, paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje për tolerimin që janë bërë me hapsirat publike.

ikmt vijon aksionin në theth

Lini një Përgjigje