Është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.
Sipas burimeve, në krye të Policisë së Shkodrës është zgjedhur Gent Berberi.

Ky i fundit është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh largim. Ai u zgjodh në drejtimin e qarkut Kukës në 2024, ndërsa që më herët ka qënë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë.
Një vendim i tillë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda vjen pas ndërtimeve pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njoftoi sot në një deklaratë për mediat se drejtuesit e policisë duhet ta kenë territorin në kontroll dhe të jenë në dijeni çfarë ndodh brenda tij.
"Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet e paprecedenta në zonën e Thethit ka urdhëruar drejtorinë e standardeve në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor. Besoj se ky funksionar me mosreagimin e tij e ka zgjedhur për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit dhe nuk gjej asnjë arsye që ai të veshë prapë këtë uniformë. Po ashtu hetim disiplinor ka nisur dhe për inspektorin e zonës dhe specialistin e krimeve", tha mes të tjerash Proda.
Ndërkohë që posti i drejtorit të policisë në Shkodër është plotësuar menjëherë me caktimin e Gentjan Berberit.
Për tre ditë IKMT-ja ka vijuar me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, ku ditën e djeshme, 9 korrik, ndryshe nga dy ditët e para, ata janë përplasur me banorët dhe pronarët e bujtinave, objektet e të cilave janë kategorizuar si të paligjshme.
Banorët kërkojnë t’u jepet kohë për ekzekutimin e vendimeve të prishjes së objekteve, konkretisht pas përfundimit të sezonit veror.
Lini një Përgjigje