
Shtatë kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) do t’i nënshtrohen sot testit fizik.
Mësohet se kandidatët kanë arritur që në orën 7:30 në repartin RENEA për realizimin e këtij testi. Në mbikëqyrje të tyre do të jetë Prokurori i Posaçëm që është pjesë edhe i komisionit të vlerësimit të tyre, Behar Dibra.
Po ashtu pjesë e grupit të punës që do të merren edhe me kontrollin fizik të kandidatëve në garë është një mjek që do të kujdeset për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe po ashtu nga ana tjetër ka përfaqësues nga Universiteti i Sporteve dhe vëzhgues të huaj.
Testet fizike, lidhen me faktin që duhet të jenë disa ushtrime fizike që janë 200 metra sprint, pompa, vrap e disa ushtrime të tjera. Pas testeve fizike do të vijojë me testin psikologjik.
Kandidatët në garë për kreun e BKH:
Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së:
Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.
Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit
Lini një Përgjigje