TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 12:14

U zhduk për rreth 10 orë, kamerat e sigurisë tregojnë ku u pa për herë të fundit Daniel Shima

Shkruar nga Pamfleti

U zhduk për rreth 10 orë, kamerat e sigurisë tregojnë ku u

Policia e Tiranës po heton për të zbardhur shkakun e vërtetë të humbjes së kontakteve me familjen të Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pasditen e djeshme, nëna e 34-vjecarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin. Denoncimi u bë pasi nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin ‘po më arrestojnë’.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHI-t nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale, denoncojnë humbjen e kontakteve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga verifikimet rezulton se Shima ngjitej në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni, Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por, ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po me arrestojnë.

Lini një Përgjigje