TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 12:03

Eksploziv në themele, policia “rrethon” Ujin e Ftohtë; gati shembja e kontrolluar e objektit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Eksploziv në themele, policia “rrethon” Ujin e Ftohtë;
IKMT zbarkon sërish në Vlorë

Një tjetër objekt pritet të shembet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Objekti është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendosur shiriti i sigurisë, ndërsa nga IKMT konfirmohet se prishja do të kryhet me mjetet e tyre dhe jo me shpërthim.

Objekti ndodhet në zonën e quajtur “Kalaja”, aty ku vijon puna për projektin e Lungomare 3.

Janë tre kate ende të papërfunduara dhe një shtesë pranë objektit ekzistues që do të prishen nga aksioni i IKMT në Vlorë.

Ky është objekti i dytë që ndërhyhet në Vlorë ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt u shemb në zonën e Radhimës.

 

shembja e kontrolluar e objektit në vlorë ikmt

Lini një Përgjigje