TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2026, 20:08

U vra gjatë aksionit në Lozhan, familjarët kërkojnë që efektivi Enea Mekolli të mos prehet te Varreza e Dëshmorëve!

Shkruar nga Pamfleti
U vra gjatë aksionit në Lozhan, familjarët kërkojnë
Enea Mekolli

Ndonëse gëzon statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, efektivi i vrarë do të prehet në fshatin e tij, pranë vëllait të ndjerë.

Familjarët e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor, kanë kërkuar që ai të mos prehet në Varrezat e Dëshmorëve, siç parashikohet nga statusi i “Dëshmorit të Atdheut”.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Xhensila Kodra, familja ka vendosur që efektivi i ndjerë të varroset në fshatin e tij të lindjes, duke respektuar një dëshirë familjare.

Kërkesa lidhet me faktin se familja ka humbur më herët edhe një tjetër djalë, po ashtu efektiv policie, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje. Të afërmit kanë kërkuar që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Ceremonia e varrimit të Enea Mekollit do të zhvillohet të premten, në orën 14:00, në vendlindjen e tij. Ndërkohë, homazhet në nder të efektivit do të mbahen në orën 12:00 në qytetin e Pogradecit.

Enea Mekolli humbi jetën gjatë një operacioni policor, ngjarje që ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga institucione dhe qytetarë.

enea mekolli vrasja e efektivit

Lini një Përgjigje