
Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për ndalimin që SPAK i bëri një ditë më parë. Në emisionin “Drejt” ai tha se SPAK i bëri kontroll në shtëpi në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, më pas autoritetet shkuan në “Ora News” dhe i sekuestrojnë kompjuterin.
Qyno u shpreh se materialet që ai zotëron janë në dorë të SPAK, dhe të gjitha bisedat me miqtë dhe burimet ndodhen në Prokurorinë e Posaçme. Ai shtoi se disa prej tyre kanë nisur procedim penal.
“Kontrolli në shtëpi është bërë nën praninë e fëmijëve dhe bashkëshortes sepse ishte një orar kur ajo u kthye nga puna. Nga ana tjetër vijmë në Ora News dhe më sekuestrojnë kompjuterin e Ora News. Nuk e kuptova pse duhej bërë e gjitha kjo, për të gjetur një material.
Në fund të ditës arritën që me pajisje të gjenin telefonat dhe sot e kësaj, të gjitha materialet e mia janë në dorë të SPAK-ut. Nuk më vjen mirë që burimet dhe bisedat me miqtë të jenë në SPAK. Ata kanë nisur një procedim penal”, tha Qyno në “Ora News”.
Lini një Përgjigje