TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2025, 11:06

U nda nga jeta dy ditë më parë, nisin homazhet në Universitetin e Arteve për gazetarin Artur Zheji 

Shkruar nga Pamfleti
U nda nga jeta dy ditë më parë, nisin homazhet në
Momente nga homazhet

Kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do të vijojnë në ambientet e universitetit deri në orën 12:00 dhe më pas do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

Është zgjedhur pikërisht ky universitet për ceremoninë e homazheve për shkak se aty Zheji ka përfunduar studimet për regjisurë dhe sepse aty ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij.

Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

Ai ndodhej me pushime në Sarandë dhe në momentin e ngjarjes tragjike ka qenë në restorant duke ngrënë drekë me bashkëshorten dhe djalin e tij 22-vjeçar, i cili festonte datëlindjen.

ndarja nga jeta e artur zhejit homazhe per artur zhejin

Lini një Përgjigje