
Ditën e sotme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.
Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.
Ai ndodhej me pushime në Sarandë dhe në momentin e ngjarjes tragjike ka qenë në restorant duke ngrënë drekë me bashkëshorten dhe djalin e tij 22-vjeçar, i cili festonte datëlindjen.
Lini një Përgjigje