TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2025, 07:33

Rikthehen reshjen e shiut në disa zona, mësoni si do të jenë temperaturat sot në vendin tonë 

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjen e shiut në disa zona, mësoni si do të jenë

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, veçanërisht në orët e paradites, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.

Nga mesdita deri në pasdite, do të ketë alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore lindore të vendit. Në këto zona, priten reshje shiu të dobëta e të herëpashershme, ndërsa në relievet më të larta malore, mund të ketë shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites, kthjellimet do të rikthehen në të gjithë territorin, duke sjellë një mbrëmje të qetë dhe të freskët.

Rikthehen reshjen e shiut në disa zona, mësoni si do të jenë

moti

Lini një Përgjigje