
Grupi i njohur “Albkings” në Telegram është kthyer sërish, edhe pse është mbyllur disa herë për aktivitetin e tij.
Pjesë e këtij grupi deri tani janë rreth 57 mijë persona, shumica djem, të cilët shkëmbejnë me njëri-tjetrin video dhe foto intime të vajzave.
Mensut Ademi, ekspert i kriminalistikës, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se njerëzit po shantazhojnë dhe përfitojnë nga vajzat.
Sipas tij dhe vajzat në Kosovë janë pre e këtij rasti janë dhe vajzat në Kosovë, të cilat shantazhohen për fotot provokuese.
“Nëpër rrjete socialet njerëzit arrijnë shantazhimin dhe përfitimin. Vajzat po degradohen. Ne në Kosovë, jemi pre e këtij rasti. Vajzat duhet të edukohen. Kemi shumë vajza që shantazhohen apo dërgojnë fotografi provokuese në adresat e caktuara. Janë shantazhuar dhe të rritur e familjarë dhe kryefamiljarë”, tha ai.
Lini një Përgjigje