TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2024, 08:13

“Shpërndajnë foto intime të vajzave dhe u vendosin çmime”, gazetarja tregon çfarë ndodh në grupin e Telegramit

Shkruar nga Pamfleti

“Shpërndajnë foto intime të vajzave dhe u vendosin

Grupi ‘Albking’, është një grup në Telegram, i kthyer në tejet problematik pasi në të publikohen fotografi intime të vajzave pa dijeninë e tyre, me qëllim denigrimin.
Gazetarja Rovena Cerka ka treguar madje se djemtë i vendosin çmime vajzave, duke ofruar në këtë grup kontaktet e tyre, si Instagram, Tik Tok apo edhe numrin e telefonit.

“Nuk janë të pakta fotografitë e vajzave që janë të mitura dhe ndodhen brenda këtij grupi. Në grup ka dy momente shumë të rëndësishme, vajza që punojnë në rrjetin e prostitucionit dhe ofrojnë kontaktet dhe fotografitë e tyre brenda grupit, duke u munduar të tërheqin klientë.

Nga ana tjetër, kemi djemtë që u caktojnë çmimin vajzave, që as nuk i njohin madje. Kjo ndodh me qëllim denigrimin e tyre. Kemi djem që ekspozojnë të dhënat e një vajze me kontaktin e tyre, Instagramin, TikTok-un, numrin e telefonit, etj dhe vendosin një çmim me qëllim denigrimin e tyre.

Nuk është hera e parë që ndodhin këto gjëra, por nuk do të thotë se duhet të tolerohen. Krimi kibernetik në Shqipëri ka  treguar se nuk është i aftë të merret me këto çështje”, tha Cerka për Euronews Albania.

telegram foto rrjet

Lini një Përgjigje