
Ditën e sotme është publikuar fotoja nga brenda seancës në GJKKO ku sot po mbahet masa për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj Jurgis Çyrbjas.
Avokati ka pretenduar se ish deputeti nuk ka qenë përdoues i Sky ECC, ndërsa vetë i akuzuari nuk la preferuar të flasë gjatë seancës.
Jurgis Çyrbja, u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t'i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit.
Një nga rastet e evidentuara është dhe informimi i Altin Hajrit për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, ndërsa ky i fundit i siguroi vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.
Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.
Lini një Përgjigje